Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plota

Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plota

Analisti Ergys Mërtiri dhe anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti janë përplasur me njëri-tjetrin në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 mbi demokracinë e brendshme në Partinë Demokratike. Mërtiri i është drejtuar Alimehmetit se përse PD nuk  respekton rregullat dhe statutin e saj, ndërsa Alimehmeti i është përgjigjur se duhet të jesh anëtar i kësaj force politike që të adresosh problematikat e brendshme. Nga ana e tij, Mërtiri ka replikuar se “partitë politike nuk janë private sepse Partia Demokratike ka ligje, ka rregulla dhe shkon në gjykatë, pra është subjekt publik.  Po ju i kërkoni publikut votën.  Pra shtëpia nuk është aq e mbyllur, është e hapur për të gjithë. Kur i kërkoni publikut votën, atëherë shtëpia është e hapur”. Debati...