Debate te “Territorialja”/ Deputetët socialistë përplasen gjatë dëgjesës me kryebashkiakët e qarkut Vlorë, Bido: Delvinës t’i kthejmë madhështinë e saj
Në komisionin për reformën administrative u rikthye qetësia mes bashkëkryetarëve Mazniku dhe Boçi. Por, teksa po zhvillohej dëgjesa me kryebashkiakët e qarkut Vlorë, u shënua një përplasje mes deputetëve socialistë të këtij qarku, Vasil Llajo dhe Ardit Bido, teksa ky i fundit po fliste për fshatrat e bashkisë Delvinë. Bido: Dua të flas në lidhje me qarkun Vlorë dhe të ngre një pyetje edhe për katër kryetarët e bashkive që kemi sot këtu. Dua të ndalem te një çështje specifike. Kam pasur fatin që kam qenë në reformën e fundit territoriale në vitin 2014, në cilësinë e një eksperti të jashtëm të komisionit të atëhershëm parlamentar. Dua të vendos në vëmendje një memorie të caktuar të ngjarjeve. Bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol dhe Himarë janë...
Burimi:
top-channel.tv