Debate për Komisionin e Reformës Territoriale, Berisha: Rama do të shkrijë 25 bashki

Debate për Komisionin e Reformës Territoriale, Berisha: Rama do të shkrijë 25 bashki

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin, Edi Rama, se u tërhoq nga realizimi i reformës territoriale, për të vijuar projektin e tij për shpopullimin e vendit. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se kryeministri ka vendosur shkrirjen e  25 bashkive, me qellimin për të shpopullur edhe më shumë vendin, ndësa ju bëri thirrje qytetarëve të protestojnë edhe kundër këtij vendimi. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ndërsa konfirmoi përfundimin e mandantit të komisionit të reformës territoriale, u mundua të mohojë shkrirjen e disa bashkive kryesore, duke pretenduar se diskutimet do të vijojnë në shtator.  Por pak minuta pas kësaj deklarate, Balla pranoi se mazhoraca po kapërcen fazat e punës të komisionit që nuk janë ezauruar, duke përdorur si jusitifkim djegien e afateve, ndërkohë që nuk pranuan...