Debate në Kuvend / “Dorëhiqu, po shkel Kushtetutën”, Peleshi i tërheq vëmendjen Bardhit: S’ka asnjë…
Debate të ashpra janë regjistruar në Kuvend mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me interpelancat e kërkuara nga opozita. Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Bardhi i kërkoi dorëheqjen kryeparlamentarit Peleshi, duke e akuzuar se ka refuzuar tri kërkesa për interpelancë, përfshirë edhe atë me Kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, ky qëndrim përbën shkelje të Kushtetutës dhe kufizon mbikëqyrjen parlamentare të opozitës. “Ju jeni në shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Nëse nuk sillni Kryeministrin në seancë për të dhënë llogari, jepni dorëheqjen, sepse nuk mund të ushtroni funksionin e Kryetarit të Kuvendit”, deklaroi Bardhi, duke theksuar se, sipas tij, qeveria po shmang llogaridhënien parlamentare. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit,...
Burimi:
javanews.al