Debat për protestën në Parlament, rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën. Balla: Në tubim aktorë të huaj
Protesta e qytetarëve që vazhdon prej një muaji dominoi diskutimet edhe brenda sallës së parlamentit. Socialistët rrëzuan kërkesat e Partisë Demokratike që parlamenti të zhvillojë debate të posaçme vetëm për kërkesat e protestuesve dhe kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për protestën. “Zoti Kryetar, a ju ka thënë ndonjëherë Edi Rama “fuck you”? Ju mund të thoni ”Jo” dhe të mbroni të pambrojtshmen. Por ne e dimë që e ka bërë. Ua tha protestuesve para gjithë botës, duke turpëruar Shqipërinë në median ndërkombëtare. E cila edhe ajo, si protestuesit dhe opozita, e sheh Edi Ramën në rolin e një kumbari mafioz. Por, zoti Kryetar, kolegë të Partisë Socialiste, sot po jua thotë edhe juve. Jo me fjalë. Me veprime. Sepse çfarë kuptimi tjetër ka...
Burimi:
vizionplus.tv