Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?
Seanca plenare e së enjtes në Kuvend u zhvillua mes tensioneve, debateve të ashpra dhe bllokimit të foltores nga opozita. Pavarësisht kaosit dhe rrëmujës, në këtë seancë u miratuan ndryshimet në kabinetin qeveritar dhe disa projektligje të rëndësishme, ndërsa të tjera u rrëzuan. Katër janë projektligjet që u miratuan: -Projektligji për trajtimin e barabartë të mësuesve, mori 81 vota pro. -Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe KfW Frankfurt am Main për programin Infrastruktura Bashkiake V – faza II”, mori 81 vota pro. -Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, mori 81 vota pro. -Projektligji për ndryshime në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të...
Burimi:
javanews.al