“Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dokumentin, Dritan Goxhaj nuk pranoi të luftojë për Kosovën: Manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman

“Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dokumentin, Dritan Goxhaj nuk pranoi të luftojë për Kosovën: Manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj Dritan Goxhajt, një prej figurave të përmendura si organizator i protestës së fundit, duke publikuar një dokument që, sipas tij, i përket UÇK-së dhe hedh dritë mbi një episod të vitit 1999. Sipas dokumentit të publikuar nga Rama, më 14 prill 1999 në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan kanë mbërritur si vullnetarë katër oficerë të Ushtrisë Shqiptare: Arqile Mandro, Ermir Begaj, Driton Çyrmishaj dhe Agim Sallaku. Në dokument thuhet se ata janë transportuar deri në qendrën stërvitore nga Dritan Goxhaj. Më tej, sipas përmbajtjes së dokumentit, kur oficerët e kanë pyetur Goxhajn nëse do të qëndronte për të luftuar për çlirimin e Kosovës, ai është përgjigjur: “Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij...