Çfarë ka konstatuar në takimet me demokratët? Salianji: Kanë 13 vite që gënjehen me përralla, hajde se do të rrëzojmë Ramën

Çfarë ka konstatuar në takimet me demokratët? Salianji: Kanë 13 vite që gënjehen me përralla, hajde se do të rrëzojmë Ramën

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka folur për lëvizjen e nisur prej tij në takime me qytetarë dhe simpatizantë të PD-së. I pyetur nga gazetarët në studio se çfarë ka konstatuar në takimet me demokratët, Salianji tha se ata janë gënjyer dhe u janë treguar përralla për 13 vite, duke u thënë çdo javë: “Hajdeni në protestë se do të rrëzojmë Ramën”. Pjesë nga biseda: Çifligu: Meqenëse zoti Salianji ka disa muaj që ka nisur takimet me anëtarësinë, unë nuk kam kuptuar cili është qëllimi? E ke nisur me disa fjalime parimore, jo të forta, jo goditëse. Qëllimi është të ringremë PD-në. I vetmi moment kur kulmoi ishte përplasja e hapur me Nokën; dje apo pardje fole...