Çfarë fshihet pas Zvërnecit, Himçi: Rama trajton Shqipërinë si pjesë të bajrakut të tij, për të bërë ndonjë qokë

Çfarë fshihet pas Zvërnecit, Himçi: Rama trajton Shqipërinë si pjesë të bajrakut të tij, për të bërë ndonjë qokë

Një skemë e mirëfilltë korruptive dhe klienteliste duket se fshihet pas investimeve të trumbetuara në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Zvërnecit. Ndryshimet e fundit ligjore për zonat e mbrojtura nuk kanë qenë të rastësishme, por të projektuara me kujdes për t'i hapur rrugë një pazari të parapërgatitur nga qeveria shqiptare. Blendi Himçi, deputet i Partisë Demokratike gjatë një bisede me Flavio Qarrin ne “Kafe Shqeto” ne Syri tv tha se ligji i vitit 2024 që ndryshoi hartën e zonave të mbrojtura, u bë me qëllim të posaçëm për të tjetërsuar Zvërnecin. Kjo lëvizje u parapri nga takime të fshehta në Aruba dhe nga nisma ligjore të njëpasnjëshme që nisën që në vitin 2021. Për këto ligje të dedikuara, të cilat në raste të tjera...