“Çështja e Belindës, ka marrë përmasa të gjera”/Vizita e McAllister në Tiranë, Alibeaj: E vuri Ramën para dy zgjedhjeve

“Çështja e Belindës, ka marrë përmasa të gjera”/Vizita e McAllister në Tiranë, Alibeaj: E vuri Ramën para dy zgjedhjeve

Ish-ministri i drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, e vendosi kryeministrin Edi Rama mes dy zgjedhjeve: ‘integrimit europian të Shqipërisë ose Belinda Ballukut’. I ftuar ne nje studio televizive ai tha se çështja e Belinda Ballukut është kthyer në shqetësim të madh edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, duke cituar edhe fjalën e McAllister që e cilësoi këtë çështje si një test për luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, lidhur me McAllister, Alibeaj tha se Rama ka humbur ‘miqësinë’ me një nga komponentët më të rëndësishëm të karrierës së tij politike, një shenjë që sipas ish-ministrit tregon përplasjen e kryeministrit me Brukselin. “McAllister është kryetari i Komisionit të Jashtëm në PE. Në 2017 nuk kam qenë në...