Çështja Balluku, Rama: Këshilli i Mandateve s’është zyrë noterie për kërkesat e SPAK

Çështja Balluku, Rama: Këshilli i Mandateve s’është zyrë noterie për kërkesat e SPAK

I pyetur nga gazetarët nëse vetë kryeministri po mban qëndrim ndryshe për Belinda Ballukun nga rastet e tjera kur zyrtarë të PS-së janë ndodhur përballë SPAK, Rama e mohoi duke thënë se bëhet fjalë për një rast të veçantë që ka prekur pushtetet. Edi Rama tha se parlamenti dhe Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie për kërkesat e SPAK dhe se prokurorët e Posaçëm nuk mund të vijnë në Kuvend me një USB të pretenduar se përmban 16 mijë faqe me prova. Ai tha se në atë USB ka vetëm dokumente zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës dhe asnjë provë që dëshmon pretendimet apo akuzat. “Askush dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Por ky rast ndryshe nga raste te tjera sepse...