Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Çepani: Shqiptarët kanë nevojë për zërin e tyre, partitë politike krijojnë bllokadë
Juristja Edlira Çepani ka theksuar se shqiptarët kanë nevojë të shprehin zërin e tyre dhe të përfshihen në vendimmarrje, ndërsa partitë politike janë shkaku kryesor i pengesave për këtë. Sipas saj, nuk ka mungesë ekspertësh në vend, por ekziston një bllokadë që i ndalon ata të kontribuojnë. Çepani shtoi se problemi kryesor qëndron te tendenca për të gjetur zgjidhje individuale dhe pritja që të tjerët të veprojnë. “Shqiptarët kanë nevojë që të kenë zërin e tyre. Ne nuk kemi mungesë ekspertësh, por kemi bllokadë për këta njerëz. Partitë politike janë kryesoret që e krijojnë këtë bllokadë. Ato kanë krijuar “oborrin” e tyre dhe nuk të lejojnë dot të futesh. Problemi që ne kemi është se kemi tendencën të gjejmë zgjidhje individuale. Kemi kaq shumë kohë...