Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Çepani: Shqipëria ka nevojë për modele të reja politike
Aktivistja Edlira Çepani, e ftuar në studion e “Quo Vadis” këtë të enjte, komentoi situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Ajo tha se Shqipëria ka nevojë për modele të reja politike. Sipas saj, nuk bëhet fjalë vetëm për emra individualë, por për modele që vërtetë mund t’i ndryshojnë jetën e qytetarëve shqiptarë. Pjesë nga biseda: Çepani: Politika shqiptare ka shumë nevojë për modele të reja. Nuk ka nevojë për emra individualë, por për një kulturë të re të të bërit politikë. Jo për pushtet, por për të dhënë zgjidhje konkrete. Borakaj: Janë këto alternativa forca të reja? Çepani: Varet se si do ta shtrijnë opozitën e tyre. Kishin një mundësi të madhe në zgjedhjet e 2025-ës, por menduan se secili do të ishte më...