Cara: Zgjodhën betonin në vend të fëmijëve! Atje ku duhet të ishte fusha, sot janë kullat! Na morën dhe trotuaret
Cara: Zgjodhën betonin në vend të fëmijëve! Atje ku duhet të ishte fusha, sot janë kullat! Na morën dhe trotuaret Deputeti i PD, Igli Cara duke folur për aksidentin tragjik në zonën e ish-Kënetës në Durrës, fajësoi dhënien e lejeve të ndërtimit në ambientet e dedikuara për fëmijët. Në fjalën e tij, Cara tha se nga babëzia, janë rrëmbyer dhe trotuaret. Cara: Ne zgjodhëm betonin në vend të jetës, ne zgjodhëm përfitimet në vend të fëmijëve, ne zgjodhëm të ecnim dhe të mbyllnim gojën përballë të fortit, përballë urdhrit të kryeministrit dhe interesit të privatëve. Pikërisht në ato vende ku duhet të luanin fëmijët sot ne shohim kullat, në disa vende na kanë marrë dhe trotuaret dhe nënat nxjerrin karrocat në rrugë. Babëzi e tmerrshme...
Burimi:
sot.com.al