Caktohet data, më 9 mars mbahet seanca e parë gjyqësore në themel për kryebashkiakun Erion Veliajn

Caktohet data, më 9 mars mbahet seanca e parë gjyqësore në themel për kryebashkiakun Erion Veliajn

Më 9 mars nis gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Seanca e parë në themel është planifikuar të fillojë në orën 09:30 të datës 9. Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy realtorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Në datën 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi që dosja ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 28 personave e shoqërive të tjera të kalonte në gjykim. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, i akuzuar për ndërtimin e një skeme të ndërlikuar korrupsioni dhe pastrimi parash së bashku me bashkëshorten, me qëllim përfitimin e paligjshëm nga fondet e bashkisë dhe ryshfete nga kontraktorë të ndryshëm, duke...