Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt
Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin me 20 ditë të kreut të Partisë Mundësia, deputetit Agron Shehaj nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Kërkesa për përjashtimin e tij u paraqit nga 10 deputetë të Partisë Socialiste, të cilët e akuzojnë se jo vetëm pengoi zhvillimin normal të seancës plenare të 2 marsit 2026, por ka përdorur edhe shprehje fyese ndaj drejtueses së seancës dhe deputetëve të shumicës.
Burimi:
javanews.al