“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës: Me Diellën do arrijmë nivelin më të lartë europian

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës: Me Diellën do arrijmë nivelin më të lartë europian

Kreu i qeverisë, Edi Rama,ka dhënë një përgjigje ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ky i fundit u shpreh se ka pasur rënie të transparencës në prokurimet publike dhe se kompanitë europiane po përjashtohen nga këto tendera. Përmes një postimi në platformën “X”, Rama shkruan se integriteti i prokurimeve ka dalë më mirë se shumë nga shtetet e BE-së, duke e cilësuar si një fakt të pakundërshtueshëm. “Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie! Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve...