“Brukseli bekim dhe sfidë për Shqipërinë”, Rama për projektin e BE: Investim për rritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në EU4Municipalities II, programin strategjik për forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Teksa foli për projektin e BE, kreu i qeverisë u shpreh se Brukseli është bekim dhe sfidë për Shqipërinë. “Ky program është një program i cili lidhet me modernizimin e institucioneve tona vendore dhe me mundësinë që përmes tij institucionet të rrisin kapacitetet e tyre njerëzore, që janë edhe problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe dhe i atyre që vijnë në rast se nuk fokusohemi sot tek adresimi i tij. Me këtë dua të them që BE dhe anëtarësimi në familjen europiane janë bekim dhe sfidë e madhe për Shqipërinë, posaçërisht në nivelin vendor, pasi konsolidimi i nivelit të...
Burimi:
top-channel.tv