“Broçkulla, ndalim i përkohshëm”, Rama: Amerika nuk i ndaloi vizat për Shqipërinë

“Broçkulla, ndalim i përkohshëm”, Rama: Amerika nuk i ndaloi vizat për Shqipërinë

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të pezulluar lëshimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Kreu i qeverisë u shpreh se SHBA nuk ka ndaluar vizat për Shqipërinë, por sipas tij ka një pezullim të përkohshëm.  Rama thekson se kemi të bëjmë me një dezinformim dhe çorientim të opinionit publik dhe nënvizon se kjo është një politikë e administratës së Trump që ka të bëjë me pezullim të përkohshëm të leje të punës dhe jo vizave në Amerikë. Në fjalën e tij Rama shpjegon se kjo plitikë, vjen si rrjedhojë e faktit se “për këtë kategori vendesh kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm, marrjes së vizës...