Braktisi kecat për një shans të artë/ Trullosja e Marjanës në Botën e Çudirave
Këshilltari socialist Alfred Muharremi i është drejtuar me tone të ashpra deputetes Mariana Koçeku lidhur me deklaratat e saj ndaj patronazhistëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muharremi shprehet se janë pikërisht patronazhistët ata që i kanë dhënë Koçekut mundësinë të bëhet pjesë e Kuvendit, ndërsa e akuzon se po përbuz njerëzit që, sipas tij, kanë kontribuar në suksesin e saj politik. Këshilltari socialist argumenton se patronazhist është çdo njeri që angazhohet në politikë për t’u shërbyer qytetarëve, duke i takuar, dëgjuar dhe adresuar problemet e tyre. Postimi i plotë Patronazhistët dhe Marjana në botën e çudirave ! Patronazhistët, ata që sot i përbuz, janë pikërisht njerëzit që të dhanë ty mundësinë të hysh në Kuvendin e Shqipërisë, të ulesh në një kolltuk të shenjtë...
Burimi:
ntv.al