Braho: Arrestimet do t’i bëjmë vetë! Kreu i SPAK tek “Zgjedhorja”:  Strategji e re për krimet  elektorale

Braho: Arrestimet do t’i bëjmë vetë! Kreu i SPAK tek “Zgjedhorja”:  Strategji e re për krimet  elektorale

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Klodian Braho deklaroi se SPAK-u do t’i bëjë vetë operacionet për arrestimin e personave në kërkim.  Gjatë një seance dëgjimore në  Komisionin e Reformës Zgjedhore, Braho pranoi shqetësimin e opozitës që persona në kërkim nuk ndalohen e ndikojnë në zgjedhje, duke vënë në dukje se ky është edhe shqetësim i vetë prokurorëve. “Siç është një fenomen shqetësues për ju, mund të jetë edhe për ne. Sepse edhe ne kemi disa të kërkuar me masa sigurimi në mungesë, apo të dënuar në mungesë, vendime të cilat nuk janë ekzekutuar dhe ky është një shqetësim real. Nuk dua të bëj dicka publike sot, por ajo që duan të them është që po mendojmë një reagim të...