Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri
Një nga shqetësimet që Erion Braçe ngriti në Kuvend ishte rieksporti i naftës nga Shqipëria në Kosovë. Duke u kthyer përgjigje akuzave të Berishës se “mbron interesat e tregtarëve”, deputeti socialist tha se gjatë 2025 janë rieksportuar 731 milionë litra naftë dhe dyshon se lënda djegëse nuk tregtohet në Kosovë, por në Shqipëri. Sipas Braçes, në këtë kontrabandë janë përfshirë zyrtarë të të dyja vendeve duke bërë që çmimet e naftës të jenë të larta. “Ajo që mua më shqetëson është ajo që po ndodh me rieksportin e hidrokarbureve nga Shqipëria në Kosovë që s’e hap gojën kush për këtë se cenohen ata që mbron zotëria e me demek që mbroj unë. Për 2025, importi i hidrokarbureve ka qenë diku te 609 milionë kilogramë, diku...
Burimi:
javanews.al