Braçe: Ky parlament ka probleme të mëdha me arsimin, mungon edhe ministrja!
erion braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend, theksoi edhe mungesën e ministrave dhe deputetëve gjatë diskutimit për projektligjin për arsimin. Braçe, shtoi se parlamenti ka probleme të mëdha arsimin, ku evidentoi edhe mungesën e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaros. “Natyrisht që ky parlament ka probleme të mëdha me arsimin, i gjithi me thënë të drejtën se të diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme që salla të jetë bosh në shumicën dërrmuese apo gjithë kohës, reflekton. Të mungojë edhe ministrja e Arsimit pastaj, është problem akoma dhe më i madh. Ky problem që kemi ne me arsimin mbërrin edhe në parlament”, tha Braçe./ZËRI
Burimi:
zeri.ai