Bordi i Paqes në Davos, deputeti Kapri pyet kryeministrin: Pse nuk more pjesë në ceremoninë e nënshkrimit? Rama: Zgjodha të prisja vajzën me lejen e Trump
Miratimi në Parlament i marrëveshjes për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Donadl Trump nuk ka kaluar pa debate, megjithë qëndrimin e opozitës se do të votonte pro draftit. Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri pyeti kryeministrin Edi Rama se përse nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar po sot në Davos, ku përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në Bord firmosën krah Presidentit Trump. “Po detyrohemi si asnjëherë më parë si Parlament për të votuar emrin e kryeministrit për të përfaqësuar vendin. A është kryeministri krenar sot që Kosova dhe Presidentja Osmani ndodhet në Davos dhe doja të dija pse Rama nuk ndodhet në Davos dhe në mënyrë të hapur ka gënjyer duke thënë që ka një ftesë personale kur...
Burimi:
top-channel.tv