Bojkoti i Komisioneve “përçan” grupin e  PD-së? Berisha: Kryesia do vendosë! Deputetët që dolën kundër “urdhrit” (EMRAT)

Bojkoti i Komisioneve “përçan” grupin e PD-së? Berisha: Kryesia do vendosë! Deputetët që dolën kundër “urdhrit” (EMRAT)

pd-selia blu TIRANË- Vendimi i opozitës për të bojkotuar Komisionet, duket se ka sjellë përplasje të forta në mbledhjen Grupit Parlamentar të PD-së, të zhvilluar me dyer të mbyllura. Burime bëjnë me dije se nuk ka pasur dakordësi nga ana e deputetëve për bojkotimin e propozuar nga kryetari Sali Berisha ndaj punimeve të Kuvendit. Mësohet se deputetët: Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Arjan Ndoja, kanë dalë kundër vendimmarrjes së bojkotit të reformave. Përballë kësaj situate, kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije se do të jetë Kryesia e PD-së ajo që do të vendosë për pjesëmarrje ose jo në Komisionin për reformën territoriale. Ndërkohë, sot është mbledhur Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë, ndërsa për opozitën ishte afati i...