Boçi: Rritja galopante e karburanteve po varfëron qytetarët

Boçi: Rritja galopante e karburanteve po varfëron qytetarët

Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve ka vendosur në vështirësi ekonomike qytetarët shqiptarët. Në një intervistë për gazetarin Edvin Parruca, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka hedhur akuza, duke e cilësuar qeverinë si tolerante ndaj spekulimit dhe ka pohuar se rritja e çmimeve po përdoret për të shpërqendruar vëmendjen nga krizat e tjera që kanë përfshirë mazhorancën. Ndërkohë që çmimi i naftës në vendet fqinje dhe në Bashkimin Europian lëviz rreth vlerës 1.8 euro për litër, në Shqipëri ai ka arritur në 2.4 euro. Boçi theksoi se kjo rritje “galopante” nuk është një fenomen i izoluar. Ajo shkakton një reaksion zinxhir, duke rritur koston e transportit dhe rrjedhimisht të të gjitha produkteve të tjera thelbësore, nga ushqimet te shërbimet. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt...