Boçi akuza socialistëve: Të fortëve të lagjeve që shkaktojnë aksidente …, i keni sjellë në Kuvend!
Boçi akuza socialistëve: Të fortëve të lagjeve që shkaktojnë aksidente …, i keni sjellë në Kuvend! Nënkryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi, teksa iu përgjigj kolegëve të mazhorancës që folën për aksidentin e rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos rëndë një i tretë, u kujtoi se “të fortëve të lagjes” që shkaktojnë këto aksidente, socialistët u kishin dhënë “karta bianka”. Ai e mbështeti nismën për ndryshime në Kodin penal dhe ashpërsim të neneve për raste të ngjashme me qëllim edhe shmangien e tyre, por sugjeroi se kjo të mos bëhej me cinizëm nga një mazhorancë që këta “të fortë” i ka sjellë edhe në Parlament, i ka bërë edhe drejtues bashkish apo pozicione të tjera, deri patronazhistë për të vjedhur...
Burimi:
sot.com.al