“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit të kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi dhe deputetit Klevis Balliu, duke i akuzuar se penguan zhvillimin normal të seancës parlamentare. Sipas kërkesës së PS, Bardhi propozohet të përjashtohet për 10 ditë për fjalët e pahijshme, ndërsa Balliu për 30 ditë për prishjen e pajisjeve. Socialistët argumentojnë se gjatë seancës plenare të 5 marsit 2026, dy deputetët demokratë kanë penguar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, duke përdorur gjuhë të papërshtatshme dhe duke bllokuar foltoren e Kuvendit. Seanca e djeshme u shoqërua me përplasje dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës, pas deklaratës së kreut të grupit socialist Taulant Balla ndaj Albana Vokshit. Për këtë grupi parlamenatr i Partisë Demokratike ka bërë një kërkesë për përjashtim...
Burimi:
javanews.al