“Blinduat Kuvendit, edhe për sa kohë do iu fshiheni protestuesve?”/ Kapri: Kjo qeveri ka humbur legjitimitetin
Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka mbajtur një fjalim kritik në seancën plenare, duke u ndalur te protestat e vazhdueshme dhe situata politike në vend. Kapri tha se protestat po vazhdojnë, ndërsa akuzoi Policinë e Shtetit se po angazhohet për të mbrojtur qeverinë dhe deputetët nga reagimi i qytetarëve. Deputeti deklaroi se Kuvendi dhe mazhoranca kanë humbur legjitimitetin politik, duke shtuar se kryeministri Edi Rama nuk ka qeverisur normalisht asnjë ditë gjatë kësaj periudhe. Ai përmendi edhe disa zhvillime politike të muajve të fundit, duke iu referuar, sipas tij, skandalit që përfshiu ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, si dhe protestave kundër projektit në Zvërnec. Kapri shtoi se qeveria jo vetëm që ka humbur legjitimitetin, por sipas tij është edhe në përplasje me Bashkimin Europian. “Protestat vijojnë....
Burimi:
sot.com.al