Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë vendit, të cilat kanë shkaktuar dëme të rënda në biznese dhe banesa. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë reagon me ironi për akuzat e qytetarëve të opozitës të cilët fajësojnë qeverinë për mos mirëmbajtjen e rrjetet të kanalizimeve që çuan në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve. Rama shprehet i “habitur” që pse Greqia, Italia dhe shtete të tjera nuk fajësojnë qeverinë e tij për përmbytjet që kanë ndodhur në këto vende. “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën...