Bisedë me Macron, Von der Leyen dhe Kurtin, Rama ndan fotot nga Samiti i Komunitetit Politik Europian

Bisedë me Macron, Von der Leyen dhe Kurtin, Rama ndan fotot nga Samiti i Komunitetit Politik Europian

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga takimet e zhvilluara sot në kuadër të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian. Në fotot e publikuara nga Armenia, Rama shfaqet gjatë takimeve dhe bisedave me presidentin francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ky Samit mbledh liderë nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar mbi çështje të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të përbashkëta politike e ekonomike në kontinent. Top Channel