Beyer pas takimit me Berishën: Një PD e fortë është e rëndësishme për demokracinë
Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Beyer, pas takimit me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se vizita e tij në Shqipëri është pjesë e një misioni paraprak në kuadër të një vizite të ardhshme të një ministri gjerman në vend. Ai theksoi se një opozitë e fortë është element kyç për funksionimin e demokracisë në çdo vend. Sipas Beyer, në takim u diskutua gjithashtu për perspektivën e Shqipërisë dhe për forcimin e sistemit politik dhe institucional në vend. Ai theksoi rëndësinë e një sistemi transparent dhe të një sistemi gjyqësor të besueshëm. “Jam takuar edhe me përfaqësues të SPAK. Ne kemi ardhur që të dielën dhe do largohemi nesër. Ky është një takim paraprak i vizitës së ministrit gjerman në Shqipëri. Unë nuk jam...
Burimi:
opinion.al