“Besoj te drejtësia”, Balluku falenderon Ramën dhe dorëzon stafetën: Kemi ndërtuar rrugë e autostrada me cilësi evropiane, vitet s’do t’i fshijnë veprat

“Besoj te drejtësia”, Balluku falenderon Ramën dhe dorëzon stafetën: Kemi ndërtuar rrugë e autostrada me cilësi evropiane, vitet s’do t’i fshijnë veprat

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ditën e sotme i dorëzoi stafetën ministrit të ri të kësaj ministrie, Enea Karakaçi, ka bërë një raport të punëve dhe projekteve të realizuara gjatë kohës që ka qenë në krye të këtij institucioni. Gjatë fjalës së saj, Balluku u ndal edhe te situata e saj përballë drejtësisë, duke theksuar se beson te pavarësia e saj dhe se nuk e ka penguar dhe nuk do ta pengojë kurrë procesin e hetimit. Ajo theksoi gjithashtu se i vjen keq që situata e saj personale ka sjellë vonesa në disa procese të rëndësishme të ministrisë, ndërsa nënvizoi arritjet në sektorin energjetik dhe në ndërtimin e infrastrukturës gjatë viteve të fundit. Balluku: Unë di të bëj punën time. Secili...