“Berishës i plas revolta”, Berberi zbulon lëvizjen e Salianjit: Nuk do ndjekë rrugën…
Votimi për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në Korçë është ndërprerë që në orët e para të mëngjesit këtë të diel mes tensioneve dhe akuzave për manipulim të procesit. Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se demokratët janë guximtarë dhe sipas tij, nuk pranojnë imponime nga njerëz që nuk dihet nga vijnë e kujt i shërbejnë. Sipas Salianjit, është e papranueshme që regjimi Rama–Berisha të kërkojë haptas që Partia Demokratike, dega Korçë, t’i falet Niko Peleshit. Oresti Berberi, përfaqësues i deputetit Ervin Salianji, ka deklaruar se në shumicën e degëve të Partisë Demokratike janë zgjedhur kryetarët. Sipas tij, në Durrës votimi kishte një fitues të pritshëm për shkak të mbështetjes, ndërsa manipulime të listave janë evidentuar edhe në procese të tjera...
Burimi:
sot.com.al