Berisha:Me Ramën nuk ka integrim, grabit qytetarët me sipërmarrjet digjitale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Berisha thotë se Rama nuk shkoi në Bruksel si përfaqësues i shqiptarëve, por si përfaqësues i “familjeve mafioze Agasi dhe Çyrbja”. Sipas kryetarit të PD-së, sipërmarrjet digjitale, Rama i përdor për të vjedhur qytetarët shqiptarë. Reagimi i plotë: Në serialin e mashtrimeve të dielës, Edi Rama sot u ndal në konferencën ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel. Së pari duhet theksuar se në Bruksel ai nuk shkoi si përfaqësues i shqiptarëve, po shkoi si përfaqësues i familjes mafioze Agasi dhe Çyrbja, të cilat i dekoroi pikërisht ditën që u nis për Bruksel dhe ditën që firmosi marrëveshjen...
Burimi:
opinion.al