Berisha thirrje për protestën e 8 Majit: Zotët e Shqipërisë jemi ne, jo banda e pushtetit

Berisha thirrje për protestën e 8 Majit: Zotët e Shqipërisë jemi ne, jo banda e pushtetit

Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ në Astir, kryedemokrati Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 8 Majit në Tiranë, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar për të ardhmen e vendit. Berisha deklaroi se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të përballjes politike, ndërsa theksoi se, sipas tij, kryeministri Edi Rama është në një situatë të pashpresë. Ai theksoi se protesta do të zhvillohet për dinjitetin, të drejtat dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. “Më 8 Maj, në rrugët dhe sheshet e Tiranës do t’u themi shqiptarëve se zotët e Shqipërisë jemi ne”, u shpreh Berisha, duke e cilësuar pjesëmarrjen qytetare si thelbësore. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e...