Berisha: Sokol Sadushi, vegël e Edi Ramës që kërkon të lehtësojë partinë e krimit
Kreu i PD u është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe për iniciativën ligjore të kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi . “Ai, tha Berisha, është vegël e Edi Ramës që kërkon të lehtësojë partinë e krimit”. Gazetarët: Z. Berisha, na ndajnë vetëm disa orë nga një vendim i Gjykatës së Lartë për paraburgimet, në mbledhjen e thirrur nga z. Sokol Sadushi, kryegjyqtarit. Cilat janë pritshmëritë tuaja? Sali Berisha: Do zbatojë urdhërat. Sadushi është një vegël e damkosur e Edi Ramës dhe e tëra kjo ndodh për të lehtësuar eksponentët e partisë së krimit. Nuk ka asgjë të përbashkët me qytetarët. Është e tëra një lehtësim që bëhet për eksponentët e Partisë së Krimit.
Burimi:
syri.net