Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit të vetëm në Evropë. Kjo nuk…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ashpër qeverinë e Edi Ramës nga foltorja e Kuvendit, duke deklaruar se protestat masive që prej javësh kanë pushtuar Tiranën janë një revoltë qytetare kundër autoritarizmit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi. Gjatë fjalës së tij, Berisha hodhi poshtë përpjekjet e mazhorancës për ta etiketuar lëvizjen qytetare si anti-amerikane apo anti-Trump, duke theksuar se shqiptarët kanë dalë në rrugë për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor. “Shqiptarët janë derdhur në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të tyre në emër të përgjegjësisë qytetare. Ata kanë mbushur rrugët dhe sheshet kundër një diktature autoritare që shkelmon të drejtat e njeriut dhe që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Europë”, deklaroi Berisha. Sipas kreut të opozitës, protesta përfaqëson...
Burimi:
sot.com.al