Berisha shpërthen: 93% e tenderave të AKSHI-t shkuan te njerëzit e familjes Rama

Berisha shpërthen: 93% e tenderave të AKSHI-t shkuan te njerëzit e familjes Rama

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, foli dhe për skandalin e AKSHI-t, të cilën ai e quajti afera më e zezë e të gjitha të zezave. “Gjer dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave de facto ishte Armand Frangu, kunati i Linda Ramës, baxhanaku i Edi Ramës. Por pas zbulimit, pas regjistrimit, pas vërtetimit të ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, u veprua me prestanome dhe 93 përqind të të gjitha tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës fitoheshin nga dy kompani, të dyja në fakt kompani të Armand Frangut”, tha Berisha. Aferat janë të panumërta të këtij viti, por afera më e zezë e të gjitha të zezave është AKSHI i familjes Rama.   Është AKSHI i kësaj familje, dhe...