Berisha shpall “Ripërtëritjen”, të shtunën mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike

Berisha shpall “Ripërtëritjen”, të shtunën mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike

Partia Demokratike mbledh të shtunën organin më të lartë, Kuvendin Kombëtar, kuvend i cili do të skicojë rrugën ku do të ecë PD në këtë mandat të 4 në opozitë e strategjinë që do ta çojë Partinë Demokratike drejt fitores në zgjedhjet lokale që mbahen pas një viti e ato parlamentare që do të mbahen në vitin 2029. Slogani i Kuvendit është “Ripërtëritje” dhe kryetari i PD Sali Berisha ka premtuar hapjen e modernizimin e partisë si dhe  përfshirjen e figurave të reja në të gjitha strukturat drejtuese. Kuvendi nis punimet në orën 10.00 dhe hapjen e tij do ta bëjë  Erisa Bajaziti, një prej shqiptareve që jeton në Bruksel dhe kandidoi për PD në zgjedhjet parlamentare si përfaqësuese e diasporës. Më pas do të...