Berisha: Raporti i PPE thotë se Shqipëria është një shtet i kapur, një regjim ku zgjedhjet janë farsë elektorale
Në konferencën me gazetarët pas kthimit nga Austria, ku mori pjesë në punimet e asamblesë politike të Partisë Popullore Evropiane, kryetari i PD, Sali Berisha tha se raporti i PPE thotë se Shqipëria është një shtet i kapur, një regjim ku sipas tij, zgjedhjet janë farsë elektorale.Lideri demokrat tha se regjimi ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë, duke kontrolluar mediat dhe drejtësinë, sikurse një regjim i bazuar në kapjen e shtetit, drogën, krimin dhe korrupsionin.‘Kurrë ndonjëherë në ndonjë raport ndërkombëtar, të vërtetat e hidhura të Shqipërisë nuk kanë dalë aq qartë sa në këtë raport’, u shpreh Berisha. Dy ditët e fundit, së bashku me zonjat Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Enrik Çenon, Genti Strazimirin, morëm pjesë në punimet e asamblesë politike të...
Burimi:
syri.net