Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se “raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të ndershëm”. “Kurrë ndonjëherë një raport i tillë nuk është votuar në një organizatë kaq prestigjioze, kaq të rëndësishme siç është PPE.Raporti sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Mbështet PD-në në të gjitha përpjekjet e saj në kushtet më të vështira”, tha Berisha. “Pra, kemi të bëjmë me një raport si asnjë tjetër më parë. Unë e di që Edi Rama bën gjithçka ta censurojë, por unë ftoj mediat, ftoj qytetarët shqiptarë ta lexojnë atë raport për të parë se cili është qëndrimi i PPE, parti e cila de facto me qeveritë në pushtet, qeveris Evropën”, shton...
Burimi:
opinion.al