Berisha: Rama, turp qeveritar në sytë e botës; opozita e çoi në ‘kilometrin e fundit’

Berisha: Rama, turp qeveritar në sytë e botës; opozita e çoi në ‘kilometrin e fundit’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve në ‘Astir’ hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar atë ‘turp qeveritar në sytë e botës’. Deklarata e Berishës lidhet me raportin e sotëm të Parlamentit Europian për integrimin e Shqipërisë. Kryetari i PD-së theksoi se opozita ka arritur në ‘kilometrin e fundit’ të përballjes politike, duke deklaruar se, bisha është ‘plagosur për vdekje’ nga denoncimet dhe qëndresa qytetare. Ai u shpreh se, sipas tij, kryeministri është damkosur ndërkombëtarisht për çështje që lidhen me korrupsionin dhe proceset zgjedhore. Berisha deklaroi se disa rezoluta të forcave politike të djathta në arenën ndërkombëtare kanë akuzuar qeverinë shqiptare, ndërsa kanë mbështetur Partinë Demokratike si alternativë politike. Pjesë nga fjala e kreut të PD,...