Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Berisha: Rama tentoi të zhduk opozitën
“Rama kishte në skenarin e tij të zhdukte opozitën”. Kështu ka deklaruar kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij, teksa nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të qeverisë. Teksa e cilësoi kryeministrin Rama si një armik të egër, Berisha shtoi se kreu i qeverisë ka lobuar kundër PD. “Fali 2 mld euro për karrigen e tij. Ai në një revansh të paparë bëri gjithçka që ti mbyllë ccdo hapësirë opozitës. Ai mendoi se Shqipëria do jetë pa opozitë. Rrallë ka ndodhur që qeveritarët të bëhen multimiliarderë dhe qytetarët të braktisin vendin e tyre. Me paratë tuaja, Rama paguan median dhe i thurrin lavdi krimit të tij. Ky armik i egër i qenies shqiptare, kontrakton lobistë për deklarata të paguara për mashtrime e...