Berisha: Rama s’ka vend në Këshillin Europian, do të përballet me protesta të shqiptarëve nëse shkon

Berisha: Rama s’ka vend në Këshillin Europian, do të përballet me protesta të shqiptarëve nëse shkon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, duke deklaruar se përpjekjet e tij për të shkuar sërish në Këshillin Europian janë të destinuara të dështojnë. Sipas Berishës, Rama nuk përfaqëson vlerat europiane dhe, siç u shpreh ai, “aty nuk ka vend për narkodiktatorë dhe për kryeministra hajdutë”. Ai shtoi se shanset e Ramës për t’u paraqitur në atë forum janë minimale dhe paralajmëroi protesta të shqiptarëve në Evropë në rast se kjo ndodh. “Nëse ky synon të shkojë në atë seli, shqiptarët e Francës dhe Gjermanisë do t’i ketë përballë. Do të organizohet një nga protestat më të fuqishme, sepse e meriton”, u shpreh Berisha. Kreu i PD-së akuzoi gjithashtu mazhorancën se po...