Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit
Kreu i PD-së Sali Berisha ka dënuar ditën e sotme deklaratat e kryeministri Rama për protestuesit, duke u shprehur se ai i krahasoi ata me falangat e Hitlerit. Berisha u shpreh se ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë, duke shtuar se kryeministri ‘është tashmë i damkosur si kurrë më parë para shqiptarëve dhe botës’. “Së pari, një përshëndetje të përzemërt të gjithë qytetarëve shqiptarë në protestë kundër narkokraturës kleptokratike të Edi Ramës. Dje, Evropa dhe botë dëgjoi më fuqishëm se kurrë zërin e shqiptarëve jo vetëm në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, por dhe në metropolet kryesore të Evropës dhe sot në SHBA shqiptarët protestojnë pranë përfaqësive të narkokratit Edi Rama. Unë gjithashtu dua të dënoj me forcën më të madhe krahasimin...
Burimi:
opinion.al