Berisha: Rama bëri grusht shteti, qëndrimi i opozitës do të jetë vetëm protesta
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkel Kushtetutën e vendit për të mbrojtur numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Në një konferencë me gazetarët, Berisha komentoi vendimin e grupit parlamentar socialist për të ndryshuar kuadrin ligjor në lidhje me pezullimin e një ministri, duke e cilësuar këtë lëvizje politike si grusht shteti. “Shkelje flagrante dhe grusht shteti përbën. Elementë të grushtit të shtetit. Nuk dua t’i vë epitete unë atij, Ergys Agas e ka të mjaftueshëm”, tha Berisha. Berisha theksoi se në këtë situatë rruga e vetme për opozitën është protesta, duke vënë në dukje se deputetët demokratë nuk do t’i bashkohen nismës për ndryshimin e kuadrit ligjor për këtë çështje. “Qëndrimi i opozitës, do të jetë, protestë, protestë...
Burimi:
vizionplus.tv