Berisha publikon videon: Rama pranon publikisht përdorimin e DPI për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit
Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka pranuar publikisht përdorimin e teknologjive të mbikëqyrjes për monitorimin e qytetarëve shqiptarë. Në videon e shpërndarë nga Berisha, Rama deklaron se Shqipëria ka ndërtuar sisteme të avancuara mbrojtjeje kundër sulmeve kibernetike dhe se institucionet kanë mundësi të shohin aktivitetin në rrjet. “Skandal, pranon me gojën e tij të zezë se po përdor DPI për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim anti-kushtetues. Çmenduri!”, shkruan Berisha në reagimin e tij
Burimi:
sot.com.al