“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së
“Beteja e Berishës është për kontrollin e opozitës; lufta e tij politike është zhvilluar me Bashën, Salianjin, ‘shejtanin’ e ku di unë, por jo me Ramën… Ti je aty për të mundur Ramën, jo rivalët brenda partisë… e bën dot këtë punë apo jo? Atëherë pse je aty…”. Kështu e sheh Dashamir Shehi situatën politike brenda opozitës, liderin e saj dhe zhvillimet që, sipas tij, kanë çuar në degradimin e vazhdueshëm të rolit opozitar. Në një intervistë për Tema, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, analizon aktualitetin politik, një pushtet që e cilëson të korruptuar dhe pamundësinë e opozitës për ta rrëzuar atë. Shehi evidenton katër “ligjësi” të thyera nga Berisha, që sipas tij kanë sjellë pasoja serioze për opozitën: ligjësinë e shansit të tretë për...
Burimi:
javanews.al