“Berisha po e banalizon partinë”, Bejko: Intelektualët e kanë braktisur doktorin!

“Berisha po e banalizon partinë”, Bejko: Intelektualët e kanë braktisur doktorin!

Analisti Roland Bejko komentoi për Real Story situatën brenda selisë blu në prag të zgjedhjeve për drejtuesin e tij. Bejko tha se PD po banalizohet dhe po humb rolin e saj në balancën demokratike. Sipas tij, Berisha e ka kthyer partinë në një “kullë ngujimi” për veten dhe familjen, ndërsa ish-mbështetësit po reagojnë gjithnjë e më fort kundër tij. Bejko shtoi se braktisja nga intelektualët dhe pakënaqësitë në rritje mund të sjellin pasoja serioze për të ardhmen e partisë. “Pse Berisha po e banalizon PD dhe atë organizatë që është pjesë e balancës së demokracisë? Në gjithë botën momenti i zgjedhjeve në parti merret me seriozitet dhe punohet për një kohë të gjatë që nga rezultati partia të afrohet me pushtetin. Sot kam ndjekur komentet...